Haxhinjtë gurëzojnë “shejtanin” si ritual i fundit i Haxhit

208
0

Më shumë se dy milionë muslimanë të dielën kanë gjuajtur gurët në një përfaqësim simbolik të shejtanit si pjesë e Haxhit të sivjetmë në Vendet e Shenjta islame.

Hedhja e shtatë gurëve në një mur që përfaqëson djallin, është rituali i fundit i Haxhit i cili duhet t’ua rikujtojë muslimanëve përpjekjet e vazhdueshme të shejtanit për t’i devijuar nga rruga.

Sipas traditës islame, profeti Ibrahim ishte i pari që e bëri ritualin pasi shejtani u përpoq ta nxiste atë që të mos i bindej Allahut.

Mbi dy milionë haxhinj, rreth 80.000 mijë prej të cilëve vijnë nga Turqia, morën pjesë në Haxhin e sivjetmë. Gjithashtu, në mesin e haxhinjëve janë edhe 850 persona nga Maqedonia e Veriut, 370 nga Shqipëria dhe 1.080 nga Kosova.

Të shtunën, haxhinjtë u ngjitën në malin Arafat qytetit të shenjtë të Mekës.

Pikërisht në malin Arafat, Profeti Muhamed e mbajti hutben e Tij të lamtumirës.

Haxhinjtë kaluan tërë ditën në Arafat përderisa vazhdimisht luteshin dhe kërkonin falje dhe mëshirë nga Zoti.

Pas perëndimit të diellit, ata zbritën nga mali dhe u kthyen në Muzdelife, që gjendet në mes të rrugës nga Arafati për në Mina.

Më pas, në Mina, ata ishin pjesë e ritualit simbolik “gjuajtja e shejtanit me gurë”.

Rituali është një rikrijim i gjuajtjes me gurë drejt djallit nga ana e Profetit Ibrahim në tre lokacionet ku thuhet se djalli është munduar që t’ia ndryshojë mendjen Ibrahimit që të mos i bindet urdhërit të Zotit që të sakrifikojë djalin e tij, Ismailin.

Pas ritualit të gjuajtjes me gurë, haxhinjtë prenë kurbanë për të shënuar fillimin e festës katërditëshe të Kurban Bajramit.

Haxhi është “shtylla e pestë” e fesë islame, një ritual i cili duhet të bëhet të paktën një herë në jetë nga të gjithë muslimanët nëse kanë mundësi financiare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here