Haxhiu kërkon dorëheqjen e Dërgutit nga anëtarja e Kryesisë

Mos i humb

Deputetja e Vetëvendosje Albulena Haxhiu kërkon nga deputetja Aida Dërguti që të jap dorëheqje nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë.

Nëse ajo nuk jep dorëheqje, Haxhiu tha se do t’i kërkojnë Kuvendit që ta shkarkojë atë sepse ajo pozitë i takon dikujt nga Vetëvendosje e që Dërguti që nga sot nuk është pjesë e saj.

Hahxiu tha se Dërguti po të kishte moral politik ajo do të jepte vet dorëheqje e nëse ajo se bën këtë do të kërkojnë shkarkim.

Gjatë ditës Grupi i Pavarur i Deputetëve ka dërguar kërkesë në administratën e Kuvendit për formimin e Grupit Parlamentar prej 12 deputetësh./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit