Haxhiu për Vetingun: Dy vjet për hartimin e bazës ligjore, askush nuk duhet t’i frikësohet këtij procesi

Mos i humb

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka folur për procesin e Vetingut.

Ajo me këtë rast tha se do të duhet dy vjet vetëm për hartimin e bazës ligjore.

Haxhiu në një intervistë për Ekonomia Online theksoi se do të punojë për rikthimin e besimit në institucionet e drejtësisë.

“Kam përmendur një afat prej 24 muajsh, ky afat më shumë ka pasur të bëjë me hartimin e bazës ligjore për realizimin e procesit të Vettingut. Me verifikimin e nivelit të lartë të institucioneve drejtësisë. Në këtë rast KGJK, Këshilli Prokurorial, Kryeprokurori, kryetarëve të gjykatave. Do të punojmë pa ndalur me ekspert të shumtë për realizimin në kohë reale. Për ta kthyer besimin në institucionet e drejtësisë. Kam kërkuar raportin e rishikimit funksional. Kam kërkuar nga departamentet përkatëse brenda Ministrisë së Drejtësisë që të punojmë me koncept dokumente që të nisim hartimin e bazës ligjore, por qëllimi im është që të bëjmë në koordinim me Kuvendin”, u shpreh ministrja Haxhiu duke shtuar se bashkëpunimi me shoqërinë civile do të jetë i pashmangshëm.

Kurse nga organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë punën e sistemit të drejtësisë, shprehen se Vetingu mund ta kthejë besimin tek drejtësia.

Sipas Betim Musliut, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, periudha 24 muajsh nuk është e mjaftueshme, pasi sipas tij, nevojitet edhe konsensus politik si dhe ndryshime kushtetuese e ligjore.

Ai shprehet se Vetingu do t’i pastrojë institucionet nga krimi dhe korrupsioni.

“Kemi parë që ka pasur shkelje të mëdha dhe kalime të personave që kanë pasur integritet të kontestuar dhe kanë arritur të marrin pozitën e bartësit të funksionit qoftë në gjyqësor dhe prokurori. Kemi pasur edhe persona që duke u riemëruar duke u bërë prokurorë, pa e pasur provimin e jurisprudencës. E kemi vlerësuar se e vetmja zgjidhje për ta kthyer në zero funksionimin e mirëfilltë të sistemit të drejtësisë është Vettingu i thellë që duhet të përfshijë policinë, prokurorinë dhe gjyqësorin. Periudha 24 muajsh nuk është e mjaftueshme për ta përmbyllur një proces të tillë të rëndësishme pasi nuk është çështje e thjesht, por kërkon konsensus nacional dhe të gjitha partive politike në Kuvend. Nevojiten ndryshime kushtetuese dhe ligjore. Kjo periudhë kohore nuk mjafton dhe ky proces nuk duhet të bëhet me nguti. Askush nuk duhet të frikësohet nga ky proces, ata që janë të pastër do të mbesin aty, por ata që me integritet të kontestuar që i shërbejnë agjendave kriminale dhe politike nuk mund të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë. Vetëm Vettingu mund të pastrojë këta individ në këtë proces si dhe mund ta kthejë besimin e qytetarëve në drejtësi”, u shpreh Musliu.

E Drejtoresha ekzekutive e Grupit për Studime Ligjore dhe Politike, Arbresha Loxha, tha se ky proces nuk duhet të jetë ad-hoc.

Loxha theksoi se vetingu përfshin rishikimin e pozitave të zyrtarëve në institucionet e drejtësisë, por edhe të institucioneve tjera.

Sipas saj nuk ka rëndësi kohëzgjatja e vetingut por krijimi i një shteti ligjor.

“Është e rëndësishme që sistemi i drejtësisë t’i nënshtrohet procesit të reformës substanciale. Që nuk nënkupton ndryshime sipërfaqësore, ad-hock por një procesi të thellë. Vettingu përfshinë një mekanizëm të rishikimit automatik të individëve që kanë pozita në institucionet që kanë për detyre krijimin e një shteti ligjor. Përfshirë gjykatat, prokurori, këshillat por edhe me tej, policinë, AKI, Doganat dhe institucionet e tjera që janë subjekt i korrupsionit. Është e rëndësishme që ky proces të bëhet me kujdesin më të madh dhe të ekzistoj vullnet i madh politik dhe konsensus politik që të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme. Të behet dizajnimi i ekspertëve dhe jo nga trupat brenda ministrisë. Nuk është e parishkrueshme se sa do të zgjasë, por që të jetë proces i mbarë dhe i vazhdueshëm për gjitha qeveritë”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit