Haxhiu përkrah grevën e mësusesve, akuzon Qeverinë

Mos i humb

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka drejtuar akuza ndaj Qeverisë Haradinaj, derisa ka përkrahur grevën e paralajmëruar nga mësimdhënësit.

Haxhiu, ka theksuar se kjo grevë e mësimdhënësve është e drejtë.

Sipas saj, vendimi për të hyrë në grevë është i drejtë dhe se këtë vendim duhet ta përkrahin edhe prindërit pasi që sipas saj, nuk janë fajtorë punëtorët e arsimit, por siç thotë ajo, Qeveria e papërgjegjshme e cila ka thelluar krizën dhe diskriminimin.

Postimi i plotë i Haxhiut pa ndërhyrje:

Nga nesër të gjithë punëtorët e arsimit do të hyjnë në grevë.

Në një vend ku numri i ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve, nuk ka tavan dhe ku paga e një këshilltari është disa fish më e lartë se e punëtorëve shëndetësor dhe në këtë rast edhe punëtorëve të arsimit, paknaqësitë vetem sa vijnë e shtohen.

Vendimi për të hyrë në grevë është i duhur dhe duhet ta ketë mbështetjen edhe të prindërve sepse për këtë nuk janë fajtorë punëtorët e arsimit, por Qeveria e papërgjegjshme e cila e ka thelluar krizën e diskriminimin.

Një Qeverie që nuk e qan kokën për dinjitetin dhe mirëqenien e mjekut, mësuesit por vetëm ka hallin e interesit personal, duhet përgjigjur me grevë!.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit