Haxhiu: Pralajmërimi i Haradinajt është tendencë për t’ia mbyllur gojën prokurorëve special

Mos i humb

Deputetja e radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj paralajmëritmit të Kryeministrit Hamush Haradinaj, ku ky I fundit ka thënë se të gjithë prokurorët e Gjykatës Speciale do të përfitojnë shtesa për punën e tyre në luftën ndaj korrupsionit.

Haxhiu këtë reagim e ka bërë përmes një postimi, ku ka thënë se Haradinaj po tenton t’ua mbyllë gojën prokurorëve që po merren me rastin e ngritjes së pagës së tij.

Ky është postimi i plotë:

Sipas i informacioneve që i kemi, kallëzimin penal që e kemi deponuar për vendimin e paligjshëm të Qeverisë Haradinaj, për ngritjen e pagave për vete, është duke e trajtuar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Paralajmërimi i Haradinajt, për shtesa prokurorëve të Prokurorisë Speciale përveç tjerash është edhe tendencë për t’ia mbyllur gojën prokurorëve special.

Për t’a dëshmuar të kundërtën prokuroria duhet të veproj menjëherë karshi shkeljes penale të Kryeministrit dhe ministrave që e kanë votuar atë vendim të paligjshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit