”Hayabusa2” ulet me sukses mbi asteroidin ”Ryugu”

58
0

Sonda kozmike japoneze ”Hayabusa2” iu afrua me sukses një asteroidi të rrezikshëm, 300 milionë kilometra larg Tokës, gjatë përpjekjes së dytë për uljen mbi të, njoftoi sot agjencia japoneze e hapësirës.

”Kontrolli i misionit tha se të dhënat në përputhje me një ulje të suksesshme ishin pranuar”, sipas Agjencisë Japoneze të Hapësirës Hapësinore (JAXA).

”Hayabusa2” u largua nga qendra hapësinore ”Tanegashima”, në jug të Japonisë, në dhjetor 2014.

”Eksploruesi pritet të kthehet në Tokë në fund të vitit 2020 me mostra nga hapësira”, tha agjencia.

Misioni i tanishëm përqendrohet në mbledhjen e mostrave nga sipërfaqja e asteroidit.

”Hayabusa2” lëshoi një predhë mbi asteroidin me diametër prej 900 metrash të quajtur ”Ryugu” në prill për të krijuar një krater, nga ku do të merte disa mostra të përbërjes së tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here