Hayrettin Barbarosa: Komandanti nga Ballkani që sundoi detin për dekada të tëra

Mos i humb

Barbaros Hayrettin-Pasha ose thjesht Kapiten Barbarosa është një nga komandantët më të famshëm të Marinës Osmane dhe një nga piratët më të famshëm që lundroi Detin Mesdhe.

Barbarossa ishte një burim frike në Mesdhe. Ai do të mbahet mend si komandanti i parë detar i flotës osmane, por edhe si një luftëtar i talentuar që mundi ushtrinë e famshme spanjolle.

Vëllezërit piratë

Fillimet e karrierës të një “ujku detrash”, siç quhej ndryshe Hajredin Barbarosa, në të vërtetë janë të lidhura me vëllain e tij, Oruc.

Oruc u bashkua me ushtrinë osmane dhe ishte një anëtar i ekuipazhit të parë të Marinës, i kapur nga Kalorësit e Kryqëzatave. Ai mbeti në robëri për dy vjet, për t’u bashkuar më pas me vëllain e tij Hajredin në ishullin Djerba, në brigjet e Tunizisë, e kjo pas arratisjes.

Nuk kaloi shumë dhe vëllezërit zbuluan talentin e tyre për pirateri. Grabitja e anijeve spanjolle fitoi një reputacion të fortë, derisa bënë një pakt me Mbretin e Algjerisë për të rrëmbyer pikërisht këto anije.

Ai e përdori reputacionin e tij si armë për të ngjitur fronin mbretëror në 1516, ku të dy vëllezërit morën Algjerinë.

Ngritja e Barbarosas

Ishte pikërisht Algjeria vendi ku Hajredin Barbarosa do të ndërtonte karrierën e tij politike. Ai së pari mori mbështetje nga sulltani osman Sulejmani i Madhërishëm, i cili i dërgoi atij dy mijë jeniçerë (këmbësorë) në këmbim të territorit algjerian.

Me mbështetjen e osmanëve, Barbarosa u kthye përsëri në det.

Kur spanjollët pushtuan ishujt grekë të udhëhequr nga otomanët, Sulltan Sulejmani i bëri thirrje Barbarosas për ndihmë, dhe ai u hakmor duke mposhtur ushtrinë e madhe spanjolle. Fitorja e tij i dha atij pozicionin e Admiralit të Flotës Osmane, transmeton tesheshi.com.

Hakmarrje e madhe

Sidoqoftë, suksesi dhe lavdia e Hajredin Barbarosas ishte jetëshkurtër. Qysh në vitin 1534, Charles i 5 u angazhua për hakmarrje ndaj tij, edhe pse Hajrudin e Algjerisë e drejtoi ushtrinë e tij dhe pushtoi anijet spanjolle dhe kapi qytetet bregdetare.

Në vitet në vijim, Barbarosa pushtoi të gjitha portet në Detin Mesdhe me 150 anijet e saj. Ai i vërtetoi aftësitë e tij në 1538, kur u ndesh dhe me një flotë më e fortë e venedikasve.

Hajredin Barbarosa do të mbahet mend si një hero i madh në historinë muslimane. Ai u tërhoq nga shërbimi në 1545, kur shkroi kujtimet e tij në Stamboll.

Ai ndërroi jetë në Stamboll më 4 korrik 1546 dhe prehet në mauzoleun e tij që mban emrin e tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit