Haziri: LDK nuk e quan fitore diplomatike pjesëmarrjen në Samitin e Sofjes

Mos i humb

 

 

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencën javore ku foli nënkryetari i Lidhjes Demokratike Lutfi Haziri lidhur me vizitën në Samitin e Sofjes nga krerët e shtetit.

Lidhja Demokratike e Kosovës pjesëmarrjen në Samitin e Sofjes e cilëson si një pjesëmarrje më vlera të mëdha për vendin pasi që ajo dëshmon barazi në mes të të gjitha vendeve të Ballkanit.

Nënkryetari  Haziri  ndër të tjera theksoi se Kosova në këtë Samit ka marr një mbështetje të fuqishme në integritetin evropian dhe gjithashtu sipas tij LDK nuk e quan fitore diplomatike pjesëmarrjen në Samitin e Sofjes.

“Përkrahja e të gjithë institucioneve evropiane na bënë me terminologji, sovranitet dhe integriteti që Ballkani të mos preket nga askush. Kosova e merr një mbështetje të fuqishme në integritetin evropian. LDK nuk e quan fitore diplomatike pjesëmarrjen në Sofje, ne e quajmë pjesëmarrjen të barabartë me të gjitha shtetet e Ballkanit “, u shpreh Haziri.

Ai, ndër të tjera shtoi që vizita në Samitin e Sofjes nuk duhet të merret si ekskursion politik.

“Mos të keqkuptohet Samiti i Sofjes si ekskursion politik, aty marrin pjesë shtete të fuqishme dhe serioze e ku ndër to ka fatin të jetë edhe Kosova, pra është një Samit ku merr pjesë një delegacion shumë i madh”, tha Haziri.

Më tutje ai shtoi që Kosova nuk duhet të jetë në pritje të datës së liberalizimit të vizave, sepse askush nuk mund ta dijë këtë gjë.

Data sipas Hazirit duhet të merret nga Këshilli i Ministrave.

“Askush nuk ka të drejtë të flas për datën e liberalizimit të vizave, sepse askush nuk e dinë këtë. Kjo datë duhet të merret vetëm nga Këshilli i Ministrave. Kosova tashmë i ka të përmbushura të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave “, deklaroi Haziri./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit