Helmime nga ushqimet; Qytetarët tregojnë problemet me ushqimet në rrugë

Mos i humb

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ende nuk ka treguar të dhëna për penalizime të tregtarëve që shesin ushqime të prishura, ndërkohë që vetë qytetarët tregojnë se si janë helmuar nga mishi apo ushqimet e rrugës.

Temperaturat e larta të verës shtojnë rrezikun që në tregje apo restorante të gjenden ushqime të dëmshme.

Shprehja më e përdorur nga dietologët dhe nutricistët: “Ne jemi çfarë hamë”, po merr kuptim dita ditës, pasi qytetarët duken më të ndërgjegjësuar për të konsumuar ushqime të shëndetshme, veçanërisht në verë. Po, çështja është, a janë të sigurta produktet që konsumojmë?

“Mora mish qingji dhe u helmuam, unë, burri dhe goca. Kur i tregova kasapit, tha s’ka mundësi! Ja ktheva mbrapsht, s’blej më te ai. Kur kemi ngrënë ndonjë sanduiç edhe na ka ndodhur. Kur kam ngrënë ndonjë frut të palarë edhe na ka ndodhur”, shprehen disa qytetarë.

Por, ka edhe fatlum që nuk janë helmuar ndonjëherë, Megjithëse njëzëri thonë se produktet shqiptare nuk janë të sigurta.

“Nuk janë të sigurta, nuk dihet si i kultivojnë, si i tregtojnë. Mundohemi të shtojmë masat në shtëpi, t’i lajm”, shprehen disa të tjerë.

Kur flitet për sigurinë ushqimore, tregtarët janë në konflikt interesi. Megjithatë, thonë se ka mënyra për të mos u prishur perimet dhe frutat, që konsumohen edhe më shumë.

Një tjetër shitës ambulant, tek Liqeni i Tiranës thotë se nuk ka rrezik, megjithëse frutat shiten në natyrë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit