“Hera e tretë në 16 muaj që po diskutohet për bisedimet”, Bushati tjetër mesazh BE: Projekti europian s’mund të konsolidohet pa Ballkanin

Mos i humb

Indi, 5 të vdekur nga rrëshqitja masive e tokës, dhjetëra të bllokuar

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetë janë shpëtuar sot në mëngjes nga një rrëshqitje masive e tokës në shtetin...

Amerika Latine/ Më shumë viktima të koronavirusit

Amerika Latine e ka tejkaluar Evropën si rajoni me numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi i ri, që e shkakton...

Kosnett për Projektligjin për UÇK-në: Miratimi i tij do të dobësonte demokracinë e Kosovës

Sot, Kuvendi i Kosovës e ka në rend të ditës shqyrtimin e Ligjit të propozuar për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës...

Sallata me Pjepër – Shija e Veçantë e Verës

Një nga frutat më të dashura të stinës i cili konsumohet shumë mirë gjatë ditëve të nxehta pasi dhuron ëmbëlsi dhe shumë...

Ish-ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati ka folur për procesin e hapjes së negociatave ndërmejt Shqipërisë dhe familjes së madhe Bashkimit Evropian.

Ai thekson se kjo është hera e tretë në 16 muaj, që BE diskuton për fillimin e bisedimeve të pranimit të vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut. Diplomatit shqiptar thekson se projekti europian nuk mund të konsolidohet dot si “fuqi botërore” pa anëtarësimin e vendeve të  Ballkanit Perëndimor.

“Është hera e tretë në 16 muaj që BE po diskuton për fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Një proces i cili ka të ngjarë të marrë një dekadë për të përfunduar dhe nuk ndikon as në procesin e reformave brenda BE-së, as nevojën për të përmirësuar strategjinë e pranimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.Projekti Europian nuk mund të konsolidohet pa Ballkanin Perëndimor. BE-ja është zgjeruar në perëndim, lindje, veri, jug. Vonesa është e gjatë për të filluar këtë proces me jug-lindjen bazuar në meritë, besueshmëri dhe parashikueshmëri. Ky është një test lakmues për BE, si një fuqi botërore në një botë të pasigurt”-tha Bushati.

Gjatë ditës së sotme u mblodhën në Luksemburg ministrat e Jashtëm të BE-së, të cilët diskutuan mbi projektin e zgjerimit. Eurokomisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, tha sot para mediave se nuk ka pasur një unitet nga ministrat e jashtëm të BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në lidhje me hapjen e negociatave pasi tre nga 28 vendet anëtare janë skeptike për të dyja vendet. Gjithsesi fjala e fundit për hapjen ose jo të bisedimeve me BE, do të jepet të enjten nga ana e  Këshillit Europian.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Turqia do t’i vazhdojë aktivitetet sizmike në Mesdheun Lindor

Turqia është vendosur të lëshojë një licencë për sondime në pjesën perëndimore të shelfit të saj kontinental në rajonin e Mesdheut Lindor,...

‘Ka ende shpresë’, OBSH: Ta shtypim virusin

Organizata Botërore e Shëndetësisë, insistoi të hënën se ka ende shpresë për ta mundur pandeminë e koronavirusit, pavarësisht dhimbjes dhe vuajtjeve që...

Ministria e Jashtme turke publikon hartën e zonës së aktiviteteve të anijes Oruç Reis

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka publikuar hartën e zonës në të cilën anija kërkimore sizmike Oruç Reis po kryen...

Mallrat serbe vërshojnë Kosovën

Pak kohë pasi u hoqën taksa e më pas edhe reciprociteti, tregu në Kosovë është vërshuar nga mallrat e Serbisë.

Hoti u kërkon institucioneve të sigurisë koordinim me KFOR-in

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka mbajtur një takim me drejtues të institucioneve të sigurisë, nga ku ka kërkuar koordinim me mekanizmat...