Hetimet kundër FETO-s, arrestohen 33 ish-nëpunës policorë

Mos i humb

 

 

Prokuroria në Ankara ka dhënë urdhër për arrestimin e së paku 48 ish-nëpunësve policorë, për shkak të lidhjeve me organizatën terroriste FETO, ndërsa 33 nga lista tashmë janë arrestuar.

Në njoftimin e Prokurorisë republikane në Ankara theksohet se në kuadër të hetimit që zhvillohet në departamentin për luftë kundër terrorizmit është dhënë urdhër për arrestimin e së paku 48 ish-nëpunësve policorë, në qytetet Ankara, Kayseri, Konya, Hatay, Amasya, Malatya dhe Corum.

Në mesin e 48 personave për aq sa është dhënë urdhër për arrestim, deri tani janë arrestuar së paku 33 persona, ndërsa bëhet fjalë për ish-policë të lidhur me FETO-n. Aksioni i arrestimit vazhdon, ndërsa policia kërkon edhe katër ish-shefa policie.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit