Hetimet kundër FETO-s, urdhër-arrest për 36 të dyshuar

Mos i humb

Në kuadër të hetimeve kundër elementeve të organizatës terroriste FETO, të infiltruar brenda Forcave të Armatosura Turke, Prokuroria Turke lëshoi urdhër-arresti për gjithsej 36 të dyshuar.

Zyra e Prokurorisë në Izmir urdhëroi arrestimin e 36 personave të akuzuar për lidhje me organizatën terroriste FETO dhe kontaktet direkte me udhëheqësit e grupit terrorist.

Në listë për t’u arrestuar janë së paku 22 pjesëtarë aktiv të ushtrisë turke, ndërsa policia ka filluar operacione të njëkohësishme në 18 qytete.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për përpjekjen e përgjakshme të grushtit të shtetit në Turqi në natën e 15 korrikut 2016.

FETO udhëhiqet nga Fetullah Gulen me banim në SHBA, ekstradimi i të cilit zyrtarisht është kërkuar nga Turqia.

Anëtarët e kësaj organizate me vite duke manipuluar me provimet janë avancuar në detyrë dhe kështu janë infiltruar në institucionet e shtetit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit