Hetimet kundër FETO-s, urdhërarrest për 99 të dyshuar

Mos i humb

 

 

Prokuroria shtetërore në Ankara ka dhënë sot në mëngjes urdhër për arrestimin e 99 personave të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste FETO, e cila më 15 korrik të vitit 2016 kreu tentim për grusht shteti në Republikën e Turqisë.

Në mesin e të dyshuarve janë 30 ish-pilotë të forcave ajrore turke, përfshirë edhe një ish-komandant me gradën gjeneral.

Paralelisht me këtë, policia sot në mëngjes me urdhër të prokurorisë në Balikesir filloi operacione paralele në 13 qytete turke me qëllim të arrestimit të 22 ushtarëve aktivë të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste FETO.

Edhe Prokuroria në Kocaeli urdhëroi arrestimin edhe të 71 personave të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste FETO, ndërsa policia nisi operacion për arrestim në 16 qytete.

Organizata terroriste FETO në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar filloi të infiltrojë ithtarët e saj në institucionet e sigurisë së Tuqisë, që në vitet e 80-ta në masë të konsiderueshme forcoi piramidën e saj paralele brenda këtyre institucioneve, që në fund, më 15 korrik të vitit 2016 të kryejë tentimin e dështuar për grusht shteti me qëllim të prishjes së rendit kushtetues dhe përmbysjen e qeverisë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Turqi.

Gjatë tentimit për grusht shteti humbën jetën 251 persona, ndërsa afër 2.200 të tjerë u plagosën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit