“Hetimi saudit mbi vrasjen e Khashoggit, i pamjaftueshëm”

Mos i humb

Hetimi i vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi nga ana e qeverisë së Arabisë Saudite nuk është i mjaftueshëm, tha zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara (OHCHR), Ravina Shamdasani.

“Ashtu siç kemi thënë në fillim, ne ende bëjmë thirrje për hetim ndërkombëtar”, tha Shamdasani, i pyetur nga gazetari i AA-së në lidhje me rezolutën e miratuar nga Senati Amerikan, i cili hedh përgjegjësinë mbi princin saudit Muhammed bin Salman për vrasjen e gazetarit.

“Duke pasur parasysh se vrasja e një gazetari që kritikonte qeverinë u krye në konsullatën e saj në një vend tjetër, hetimi nga Arabia Saudite me një fjalë është i pamjaftueshëm”, tha Shamdasani.

Ajo theksoi se në rast të fillimit të një hetimi ndërkombëtar, adresa e tij do të ishte qendra e OKB-së, New Yorku.

Ndryshe, Senati Amerikan pranoi një rezolutë të përbashkët e cila shpall princin saudit të kurorës përgjegjës për vrasjen e Khashoggit.

Rezoluta theksoi se Muhammed bin Salman ka dhënë urdhrin për vrasjen, ndërsa i bëri thirrje Rijadit zyrtar të kërkojë llogari nga të gjithë personat përgjegjës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit