Hetohet shoferi i Tahirit, kontroll pasurive të tij

Mos i humb

SHBA, numri i vdekjeve nga koronavirusi arrin në 800

Sipas të dhënave të fundit të Universitetit amerikan Johns Hopkins, numri i rasteve të vdekjes nga koronavirusi në SHBA ka arritur në...

Pandemia: Rriten infeksionet dhe vdekjet në SHBA e Spanjë

Një nga anëtarët kryesorë të Task Force të Shtëpinë së Bardhë për virusin Corona parashikon miliona infeksione. Spanja ka vendosur një tjetër...

Greqi/ Shkon në 29 numri i viktimave nga CoVid-19

Në Greqi numri i viktimave nga CoVid-19 ka shkuar në 29. Viktima ishte nga Kosturi dhe ndërroi jetë në...

Drekë e gjelbër e pjekur në furrë

Për më shumë, ndiqni recetën e detajuar… Përbërësit: – 500 g oriz;– 1 qepë;– 100 ml...

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur nën hetim pasuror edhe shoferin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Asetet pasurore dhe llogaritë bankare të shtetasit Gentian Ceka, thanë burimet do të verifikohen nga grupi i prokurorëve që kanë nën hetim prej muajit tetor dosjen “Habilaj – Tahiri”, që gjithashtu është edhe nën hetim pasuror së bashku me të afërmit e tij.

Gentian Ceka, siç rezulton deri më tani, shfaqet jo vetëm në përgjimet telefonike, por edhe lakohet nga biznesmeni Orest Sota si njeriu që kishte harruar patentat e lundrimit në mjetin ku iu gjetën 863 mijë euro.

Prokurorët nuk japin detaje se çfarë dyshimesh kanë ata përderisa e kanë përfshirë edhe Gentian Cekën në listën e të hetuarve, në një kohë që ai ka shpjeguar se patentat e ish-ministrit i kishte marrë në Durrës dhe i kishte harruar në kroskotin e makinës dy muaj më parë.

Ndërkohë, për biznesmenët Sota, përveç hetimit pasuror dhe pasqyrimit të parave, Krimet e Rënda po gërmojnë edhe tenderat e fituara nga kompanitë e tyre gjatë viteve, përfshirë edhe rikonstruksionin e komisariatit të Kombinatit.

Pas përkthimit të dosjes “Habilaj” nga Ministria e Drejtësisë, prokurorët e Krimeve të Rënda kanë marrë në dorë dosjen “Habilaj”, që do të thotë se së shpejti ata do të kryejnë veprime të tjera.

Nga ana tjetër, për të hedhur dritë mbi dyshimet e tyre për mbjelljen e kanabisit, gjatë javës së kaluar grupi i hetimit ka marrë në pyetje një numër të madh zyrtarësh e ish-zyrtarësh të policive lokale, të cilët kanë shpjeguar planin e masave për operacionet antidrogë gjatë vitit 2016./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Rastet globale të koronavirusit tejkalojnë 800,000 persona

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi sot ka tejkaluar 800,000, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me...

Gazetari i Mianmarit përballet me burgim të përjetshëm për një intervistë

Autoritetet e Mianmarit kanë arrestuar një gazetar nën ligjin e diskutueshëm kundër-terrorizmit rreth një raporti lajmesh në lidhje me grupin rebel etnik...

British Airways pezullon të gjitha fluturimet e saj në Gatwick

Avikompania British Airways ka pezulluar të gjitha fluturimet e saj në aeroportin Gatwick pas rënies së kërkesës për shkak të shpërthimit të...

Rreth 1600 persona do të kthehen në Kosovë, të gjithë do të përfundojnë në karantinë

Qindra shtetas të Republikës së Kosovës janë kthyer tashmë në vendlindje, dhe disa qindra të tjerë do të kthehen gjatë ditëve në...

Hollandë, mbi 1 mijë të vdekur nga COVID-19

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Holandë është rritur 1.039, pasi në 24 orët e fundit jetën kanë...