Historia e cila ka ndodhur vetëm një herë në sipërfaqen e Tokës!

Mos i humb

Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) transmeton se Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Një herë, kur një njeri po rrinte në një tokë të shkretë dëgjoi një zë tek retë që thoshte: “Lësho ujë në kopshtin e filanit.” Reja filloi të lëvizte dhe shkoi e derdhi ujin e saj në një tokë me gurë të zinj. Një vijë e mblodhi të gjithë ujin që ra.

Njeriu shkoi pas vijës së ujit dhe gjeti një njeri që qëndronte në kopshtin e tij, i cili shpërndante ujin me shat. Njeriu i tha: “O rob i Allahut, si të quajnë?” Ai tha: “Unë jam filani” – ishte pikërisht emri që kishte dëgjuar tek retë. Ai tha: “O rob i Allahut, pse më pyet për emrin tim?” Ai i tha:

“Unë dëgjova një zë në renë që të solli këtë ujë, i cili thoshte: “Lësho ujë në kopshtin e filanit” – pra, përmendi emrin tënd. Prandaj, desha të di se si vepron me kopshtin tënd?” Ai i tha: “Meqënëse the këto fjalë, po të tregoj. Unë marr prodhimin e këtij kopshti dhe një të tretën e tij e jap sadaka, një të tretën e përdor për të ushqyer familjen dhe një të tretën e kthej përsëri në kopësht.” (Muslimi, Ahmedi)

Në versioni e Tajalisit thuhet: “Një të tretën ua jap nevojtarëve, lypsave dhe atyre që kanë mbetur në rrugë.” (Taberani, Ebu Nuajmi)

Disa prej dobive të hadithit:

Allahu i Madhëruar me Mëshirën e Tij i veçon disa njerëz nga të tjerët sipas punëve që bëjnë. Për këtë arsye, ai që jep sadaka e meriton që Allahu t’ia shtojë pasurinë, ndërsa dorështrënguari meriton shkatërrimin e pasurisë.
Në hadith shihet vlera e sadakasë dhe bamirësisë tek të varfërit dhe ata që mbeten në rrugë.

Në hadith shihet vlera kur njeriu ushqehet për vete dhe ushqen familjen me punën e tij.
Shihet vlera e bujqësisë dhe e mbjelljes, e cila është prej fitimeve më të pastërta dhe më të mira. Janë përcjellë shumë hadithe, që e nxisin njeriun të merret me këtë punë. Prej këtyre haditheve mund të përmendim hadithin, që gjëndet në të dy librat e saktë, ku Profeti (alejhi selam) thotë: “Çdo musliman që mbjellë apo lëron diçka dhe prej saj ushqehen shpendët, njerëzit apo kafshët, për çdo gjë atij do t’i quhet sadaka.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit