Holanda voton kthimin e vizave për shqiptarët, por vulën e vë BE

57
0

Parlamenti i Holandës votoi sot pro propozimit për heqjen e vizave me Shqipërinë për shkak të kriminalitetit të shtuar shqiptar në këtë shtet. Ishin VVD, CDA, PVV, SP, CU 5 partitë që propozuan më 11 Prill mocionin e votuar sot me shumicë votash, 108 vota pro dhe 42 kundër kthimit të regjimit të vizave.

Ky votim i hap kështu rrugën qeverisë së Holandës për t’ju drejtuar Brukselit, pasi fjala e fundit për këtë kërkesë i takon Bashkimit Europian.Po ashtu procedura për të rikthyer vizat nis nga BE.

“Pas diskutimeve të shumta, duke vënë në dukje se: ka pasur një rritje të ndjeshme të aktiviteteve kriminale nga mafia shqiptare në Holandë; ndërsa këto organizata kriminale keqpërdorin mundësinë për të udhëtuar pa viza përmes Evropës dhe të zgjerojnë më tej rrjetin e kontrabandës, i kërkojmë qeverisë të paraqesë kërkesën në Komisionin Evropian për të filluar procedurën e frenimit emergjent të lëvizjes pa viza për Shqipërinë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Parlamentit holandez.

  • foto galeri
  • foto galeri

PËRMBAJTJA E KËKRESËS

Pas dëgjimit të diskutimit, duke vënë në dukje se ka pasur një rritje të ndjeshme të kriminalitetit nga mafia shqiptare në Holandë, këto organizata kriminale keqpërdorin mundësinë për të udhëtuar pa viza përmes Evropës dhe me tej, zgjerojnë rrjetin e kontrabandës. Vëmë në dukje se pezullimi i vizave për Shqipërinë u detyrua nga kushte të ndryshme, duke përfshirë parandalimin e krimit ndërkufitar, i kërkojmë qeverisë të paraqesë kërkesën në Komisionin Evropian për të filluar procedurën e rithimit të vizave.

Në kërkesën drejtuar Parlamentit partitë holandeze e cilësuan atë si pezullim emergjence vizash pasi shumë shqiptarë që mbërrijnë në Holandë si turistë përfshihen atje në trafikun e drogërave të rënda dhe klandestinëve drejt Anglisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here