Holandë, hapet parkingu më i madh i biçikletave në botë

Mos i humb

Luftë” plumbash në Lezhë, policia: Fatmir Kolecaj hapi zjarr në mënyrë të befasishme, pasi erdhi RENEA…

Policia e Shtetit ka reaguar pas vetëvrasjes së autorit të krimit të dyfishtë në Kodër Rrëshen të Mirditës, Fatmir Kolecaj. Policia sqaron...

Naftëtarët dhe grevistët e rafinerisë në Ballsh tentojnë të bllokojnë uzinën, lënë afat 24 orë

Naftëtarët dhe grevistët e Rafinerisë së Ballshit mëngjesin e sotëm të mbledhur së bashku kanë tentuar që të futen në mjediset e...

Conte: S’ka kohë për polemika, të veprojmë së bashku

Italia po kalon orë të vështira nga koronavirusi. Mediat italiane shkruajnë që numri i të infektuarve është rritur duke shkuar në 325,...

Shkon në 456 numri i të infektuarve me koronavirus në Itali, ja shpërndarja sipas rajoneve

Numri i të infektuarve nga koronavirus vazhdon dhe rritet. Numri është rritur edhe në Itali, ku nga 400 raste të rregjistruaar mbrëmë,...

Me një kapacitet prej 12.500 biçikletash, në qytetin Utrecht të Holandës është hapur parkingu më i madh për këtë lloj mjeti për transport.

Parkingu i biçikletave është hapur nën Sheshin e Stacionit që gjendet në afërsi të Stacionit Hekurudhor të Utrecht-it, që llogaritet si qendra e stacioneve hekurudhore në vend.

Parkingu, i emëruar sipas emrit të sheshit, fillimisht u hap dy vite më parë me një kapacitet prej 7.500 biçikletash, ndërsa këtë javë me ceremoni zyrtare u funksionalizua edhe pjesa e dytë për 5.000 biçikleta.

❮❯

Kati përdhesë dhe i fundit i parkingut trekatësh të lartë 350 metra mund të përdoret nga parkuesit ditorë, kurse kati i mesëm me kapacitet prej 1.800 biçikletash është rezervuar për abonentë.

Hyrja dhe dalja nga parkingu është mundësuar përmes kartelës që përdoret për transportin publik ose përmes kartelës së huazimit nga parkingu.

Sikurse në parkingjet e automjeteve, edhe parkingu i biçikletave ka të vendosur tabela elektronike të cilat tregojnë numrin e vendeve të lira.

Parkingu ka të inkuadruar edhe një sistem numrash rendorë që lehtësojnë mbajtjen mend të vendit të parkimit.

Parkingu punon pandërprerë dhe 24 orët e para të parkimit janë pa pagesë, ndërkohë që çdo ditë shtesë paguhet nga 1,25 euro. Ndërkaq, abonentët paguajnë 75 euro në vit.

Brenda tij gjendet edhe një pikë për riparim, shërbim dhe blerje të pjesëve dhe aksesorëve për biçikleta, si dhe pika për marrje me qira të biçikletave.

Në Holandë, shtet me 17 milionë banorë që njihet si “vendi i biçikletave”, gjenden rreth 23 milionë biçikleta, ndërkohë që qyteti i Utrecht-it ka rrugët më funksionale për këtë mjet transporti.

- Reklamë -
- Reklamë -

Të fundit

A Është e Dëmshme Kërcitja e Kockave

Për shumë njerëz një nga gjërat e para që bëjnë sapo zgjohen nga gjumi është kërcitja e kockave dhe tërheqja e trupit.

Fërgesë e Ngrohtë me Gjizë e Hudhra

Fërgesa është padyshim një nga traditat më të hershme të kuzhinës shqiptare. E gatuar në mënyra të ndryshme në...

Omëletë e bardhë e shpejtë me dy lloje djathërash: Kafjall i përsosur i cili ju shkrihet në gojë!

Fjala është për omëletën e shpejtë nga të bardhët e vezëve, përgatitja e së cilës zgjat afro dhjetë minuta

Huawei ka prezantuar P40 Lite në heshtje dhe fshehtësi

Huawei do të prezantojë serinë e saj të re P40 në Paris më 26 mars. Sidoqoftë, Huawei po sjell tashmë P40 Lite...

“Përgjegjësia humanitare në Idlib nuk i takon vetëm Turqisë, por bashkësisë ndërkombëtare”

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë porositi se përgjegjësia humanitare në Idlib nuk i takon vetëm Turqisë, por tërë bashkësisë ndërkombëtare...