Holandë, një turk zgjidhet “biznesmeni më mbresëlënës” i 2017-ës

Mos i humb

Biznesmeni turk i lindur në qytetin Afyonkarahisar të Turqisë, Atilay Uslu i cili jeton në Holandë u zgjodh “biznesmeni më mbresëlënës” i vitit 2017.

Në një garë të organizuar për herë të parë nga “Revista e Biznesmenëve” të një kompanie, e cila posedon njërën nga gazetat më të rëndësishme në vend, lexuesit e revistës, shumica prej tyre nga bota e biznesit, votuan për 25 biznesmenë të nivelit të lartë.

Si rezultat i votimit, turku Atilay Uslu u zgjodh “biznesmeni më mbresëlënës” i vitit 2017.

Duke thënë se marrja e këtij çmimi është nder për të, 50 vjeçari Uslu në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tha se nuk e kishte pritur një gjë të tillë. Sipas tij, ata të cilët e kanë votuar janë prekur nga procesi që ka kaluar ai në jetën e biznesit.

“Në jetën e biznesit hyra duke e marrë me qira restaurantin për doner të xhaxhait tim në qytetin Haarlem. Nga xhaxhai tjetër mora borxh dhe e shita arin e bashkëshortes sime. Së bashku me disa para të mia, me vështirësi të shumta i mblodha 25 mijë guilderë holandezë, e cila ishte monedha e asaj kohe. Kurrë nuk mund të harroj fitimin prej 85 guilderësh, shumë të cilën e fitova në ditën e parë. Mendoja se do të falimentoj”, tha Uslu.

Pas punës me restaurantin, Uslu thotë se ka hyrë në biznesin e agjencisë së udhëtimit. “Në një zyre 27 metër katrorë, të cilën e mora me qira në vitin 1994, kishte vetëm një tavolinë, katër karrige dhe një fax. Këtu hapa një agjenci udhëtimi të quajtur ‘Mega’. Ajo kishte një vend të vogël, por një emër të madh”, thotë ai.

Uslu thotë se kur ka qenë i vogël gjithmonë ka ëndërruar të bëhet një njeri i pasur. “Qëllimi im kryesor ishte që kur të arrij në moshën 30 vjeçare të kem 1 milion guilderë. Për këtë arsye, për të fituar këto para unë punova ditë e natë”, tregon ai.

Pas agjencisë së udhëtimit, Uslu thotë se kanë kaluar në fushën e operatorit turistik. Ai bën të ditur se në Turqi kanë 5 hotele, në Holandë 3, në ishullin Ibiza 1 dhe në ishullin Curaçao një hotel dhe se fitimi i tyre është rreth 800 milionë euro në vit.

Në vazhdim Uslu bën të ditur se për vitin 2018 kanë 3 projekte të mëdha.

“Shpresoj se në qytetin Amsterdam të Holandës më 1 maj do të hapim hotelin më të madh në shtet me 680 dhoma, i cili tani është në ndërtim. Në ishullin Curaçao po ndërtojmë një hotel me 202 dhoma. Kurse më 20 prill synojmë që nga Aeroporti Maastricht, ku nuk kemi qenë më parë, të transportojmë 150 mijë udhëtarë”, shtoi ai./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit