Holandë, punëtorët e transportit publik në grevë

Mos i humb

Në shumë qytete të Holandës po përjetohen vështirësi në komunikacion si pasojë e grevës së punëtorëve të transportit publik për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjes së pagave.

Me thirrjen e Konfederatës së Sindikatave të Punëtorëve në Holandë (FVN), mijëra punëtorë të transportit publik janë në grevë të përgjithshme 1 ditore në vend. Si pasojë e grevës, nuk punojnë pjesa më e madhe e mjeteve të transportit publik.

Në njoftimin e publikuar nga FVN, u shpreh kërkesa për hedhjen e hapave konkretë për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjes së pagave vjetore për 3.5 për qind.

Në njoftim më tej thuhet se në rast të mospranimit të kërkesave, do të bëjnë greva të tjera. Nga ana tjetër, punëtorët e transportit publik në Amsterdam dhe Hagë nuk morën pjesë në grevë për shkak të arritjes së marrëveshjeve të ndryshme./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit