Holandë, Ramazani i parë për studenten që zgjodhi Islamin

Mos i humb

Yvanethy Dos Santos e cila këtë vit zgjodhi Islamin dhe agjëroi për herë të parë tha se më shumë përshtypje i ka lënë bashkimi në kohën e iftarit dhe të bërit iftar me hurmën e parë.

Studentja 24 vjeçare Yvanethy Dos Santos, e cila muajin e kaluar është bërë muslimane në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tregoi se si e kalon muajin e parë të Ramazanit.

Dos Santos thotë se nuk ka hasur shumë në vështirësi gjatë agjërimit dhe se ka nisur të agjërojë një ditë përpara për ta provuar veten.

Ajo thotë se ka lexuar shumë për të mësuar njohuritë themelore në lidhje me Ramazanin dhe agjërimin. “Ajo që më la më së shumti përshtypje është bashkimi në kohën e iftarit dhe të bërit iftar me hurmën e parë. Kulmi i agjërimit për mua është ky moment. Gjithashtu edhe familja më mbështet dhe janë plotësisht pas meje. Jam shumë e lumtur për këtë”, tha Dos Santos.

Duke treguar se tezja e saj muslimane ka qenë gjithmonë përkrahëse e saj, Dos Santos thotë se “Tezja ma lehtësoi barrën në Ramazanin tim të parë. Çdo ditë bëj iftar në shtëpinë e saj. Mendoj se do të ishte shumë vështirë për mua po të mos ishte ajo. Sot për herë të parë bëj iftar në shtëpinë time dhe ajo më ndihmon mua. Gjithmonë më ka mbështetur. Jam mirënjohëse për këtë”.

Dos Santos thotë se vetëm një ditë ishte në gjendje sa të qante nga uria, por që përveç asaj dite nuk e ka patur të vështirë të agjërojë. “Në të vërtetë ajo që është e vështirë, janë punët e mia që bëj gjatë ditës. Unë shkoj në shkollë dhe përveç shkollës punoj. Kur kthehem në shtëpi i bëj detyrat e shtëpisë”, thotë ajo.

Ndërsa kushërirja e Dos Santos, e cila ka marrë pjesë në iftar, Chanaika Lansdorf thotë se edhe pse nuk është muslimane do të agjërojë gjatë gjithë muajit të Ramazanit.

“Në të vërtetë, për herë të parë para gjashtë vitesh kam agjëruar tërë Ramazanin. Unë e kisha një shoqe muslimane shumë të sinqertë dhe mikpritëse. Nëpërmjet tyre e gjeta veten brenda Ramazanit dhe agjërova gjatë tërë muajit”, tha Lansdorf.

Lansdorf tha se zemra e saj është me njerëzit e uritur dhe të varfër. “Disa persona kalojnë me ushqimin që e gjejnë dhe përkundër kësaj janë mirënjohës. Ndërsa ne, jetojmë në luks dhe mund të hamë së bashku. Për këtë arsye këtë vit përsëri do të agjëroj gjatë gjithë Ramazanit”, tha ajo.

Në vijim Lansdorf u shpreh se ka shumë inormacione për Islamin. “Ende nuk kam bërë ndonjë hap për t’u bërë muslimane .Nëse do Zoti, do të bëhem”, tha Lansdorf./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit