Holandë, rritet në 1.867 numri i të vdekurve nga COVID-19

Mos i humb

Në Holandë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur 101 persona të sëmurë, me çka numri i rasteve të vdekjes që nga fillimi i pandemisë në këtë vend është rritur në 1.867.

Instituti shtetëror për shëndet dhe mjedis pranë Ministrisë së Shëndetësisë së Holandës shpalli pasqyrën epidemiologjike në këtë vend.

Në njoftimin thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 952 raste të reja të infektimit dhe deri më tani në Holandë me koronavirus janë infektuar gjithsej 18.803 persona.

Burimi i njëjtë lajmëroi se në spitalet në mbarë Holandën janë shtrirë 7.135 të sëmurë, përfshirë edhe 260 të infektuar që janë trajtuar në spital gjatë ditës së fundit.

Në mesin e të infektuarve në Holandë janë edhe 197 të mitur, ndërsa më shumë se gjysma e kategorisë janë hospitalizuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit