Holandë, shoferët e autobusëve në grevë

Mos i humb

Mijëra shoferë të autobusëve në gjithë Holandën shpallën grevë dyditore me kërkesa të përmirësimit të pagave dhe të kushteve të punës.

Shoferët e autobusëve me thirrjen e Konfederatës së Sindikatave të Punëtorëve në Holandë (FNV) shpallën grevë dyditore në gjithë shtetin.

Për shkak të grevës, autobusët në një pjesë të madhe të shtetit nuk po funksionojnë, ndërsa për këtë arsye ndodhën edhe ndërprerjet në komunikacion.

Duke u shprehur se afati për hapat e nevojshme konkrete për përmirësimin e kushteve të punës ka kaluar, në një deklaratë nga FNV thuhet se përgjegjësia e grevës është te punëdhënësit dhe se problemi do të zgjidhet në qoftë se arrihet në një marrëveshje konkrete.

FNV që nga muaji tetor i vitit të kaluar po realizon takime me punëdhënësit për përmirësimin e pagave dhe të kushteve të punës.

Kurse shoferët e autobusëve të qytetit Amsterdam, Rotterdam dhe Hagë nuk morën pjesë në grevë për shkak se janë të lidhura me kontrata të ndryshme.

Mijëra shoferë të autobusëve për shkaqe të njëjta edhe në muajin janar kishin realizuar grevë njëditore dhe kishin njoftuar se do të mbajnë greva të reja në qoftë se nuk përmbushen kërkesat e tyre./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit