Hong Kong, protestuesit sulmojnë stacionin e metrosë dhe qendrën tregtare

Mos i humb

Në rajonin special administrativ Hong Kong të Kinës, protestuesit kanë dëmtuar stacionin e metrosë dhe qendrën tregtare.

Pasi forcat e sigurisë mbyllën stacionin e metrosë në rajonin Sha Tin në verilindje të Hong Kongut, protesuesit thyen xhamat e stacionit dhe dëmtuan biletarinë.

Ndërsa protestuesit në lagjen Tsuen Mun thyen xhamat e disa dyqaneve në një qendër tregtare si dhe përmbysën tryezat dhe karriget në një restorant.

Rikujtohet se dje disa deputetë u arrestuan dhe disa të tjerë u thirrën në stacionin policor me arsyetimin për mbëshetje ndaj protestuesve.

Mijëra persona morën pjesë në aktivitetet përkujtimore për studentin 22-vjeçar, Chow Tsz-lok i cili humbi jetën të premten pasi ishte plagosur duke rënë nga një parking automjetesh gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe policisë.

Protestuesit borohoritën me slogane kundër policisë dhe mbajtën në duar pankarta me mbishkrimin “Hong Kongu është shtet policor”.

– Projektligji dhe protestat në Hong Kong

Hong Kongu u bë skenë protestash të paprecedentë që nga fillimi i qershorit kundër masës së qeverisë lokale për të legalizuar ekstradimin në Kinë.

Projektligji që parashikonte ekstradimin në Kinë, rajonin special Macao dhe në Tajvan të personave që janë të dënuar ose ndaj të cilëve ka pretendime akuzuese në Hong Kong, u parashtrua në Parlament më 3 prill.

Pavarësisht se projektligji përjashton krimet politike, në Hong Kongun me një popullsi prej 7.4 milionë banorësh, shumica e popullatës ndante shqetësimin se njerëzit do t’i nënshtrohen paraburgimit arbitrar, proceseve të padrejta gjyqësore dhe madje edhe torturave nën sistemin gjyqësor të Kinës.

Opozitarët kanë shprehur shqetësime se nëse ligji miratohej, ai do të rezultojë që Kina të vendosë në shënjestër opozitarët politikë në Hong Kong.

Protestat më vonë vazhduan pavarësisht se shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam njoftoi në korrik pezullimin e projektligjit dhe anulimin e tij më 4 shtator.

Edhe pse më 23 tetor projektligji u tërhoq zyrtarisht, protestuesit vazhdojnë protestat e tyre me kërkesën për “reformë demokratike”. Protestat, në të cilat janë arrestuar mbi 3.000 persona, kanë shkaktuar që Hong Kongu të përjetojë recesion ekonomik për herë të parë në 10 vitet e fundit.

Hong Kongu është rajon autonom i Kinës nën formulën “Një vend, dy sisteme” që nga 1 korriku i vitit 1997, kur Britania e Madhe ia dorëzoi ish-koloninë e saj Pekinit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit