Hoti e quan “plaçkë” ndarjen e 500 mijë eurove për pavarësi

Mos i humb

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, ish ministër i financave Avdullah Hoti, ka reaguar për ndarjen e 500 mijë eurove nga Qeveria për shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë, derisa këtë ndarje e quan “plaçkë”.

Për më tepër ai ka listuar ndarjet buxhetore për shënimin e pavarësisë, në qeverisjen Mustafa, ndërsa shkruan se këtë vit është ndarë 10 herë më shumë buxhet se në Qeverinë Mustafa.

“Dhjetë herë më shumë shpenzime për shënimin e përvjetorit të pavarësisë. Si të quhet ndryshe veçse plaçkë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ky është postimi i plotë i Hotit në Facebook:

Dhjetë herë më shumë shpenzime për shënimin e përvjetorit të pavarësisë. Si të quhet ndryshe veçse plaçkë.

Qeveria e PAN-it ndanë:

500,000 euro në 2019 (mbledhja 89 e Qeverisë e datës 12.02.2019)

600,000 euro në 2018 (vendimi 03/29, 13.02.2018)

Ndërkaq, në Qeverinë Mustafa janë ndarë:

70,000 euro në 2017 (vendimi 08/130, 08.02.2017)

70,000 euro në 2016 (vendimi 09/72, 29.01.2016)

50,000 euro në 2015 (vendimi 12/12, 05.02.2015) .

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit