Hoti i jep leksion Qeverisë se si mund t’i ndalë grevat

Mos i humb

Greva në arsim dhe shëndetësi janë dy zhvillimet kryesore në vend, derisa për këtë qështje ka ngritur shqetësimin e tij edhe shefi i Grupit Parlamenat Abdullah Hoti, i cili ka kritikuar Qeverinë e Ramush Haradinajt për paaftësinë që të gjendet zgjidhje për këtë situatë.

“Greva në arsim dhe shëndetësi ka paralizuar punën në dy sektorë të rëndësishëm në vend. Grevat vetëm sa po thellohen edhe më shumë. Ëshrë mëse e qartë se këto greva janë shkaktuar nga vendimiet e Qeverisë, fillimisht me rritjen e pagave për vete, në fillim të viti të kaluar”, tha Hoti.

Më tutje, ai ka shpalosur dy opsionet e Lidhjes Demokratike të Kosovës se si vendi do të kishte dalur nga kjo krizë. Sipas Hotit, rishqyrtimi i ligjit për paga dhe vendimi për uljen e paga të Qeverisë do ta shpëtonte vendin nga ky kolaps.

“Zgjidhja që ne kemi dhënë është shumë e qartë. Qeveria duhet të anulojë vendimin për paget e veta. E dyta është që të ulemi në Parlament dhe të ri-shkruajmë ligjin e pagave në konsultim të ngushtë me të gjithë akterët që ndikohen nga ky ligj”, tha Hoti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit