Hoti: I kemi votat për rrëzimin e Qeverisë

Mos i humb

 

 

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur konferencën e rregullt javore.

Shefi i Grupit Parlamentar Abdullah Hoti, sa i përket rrëzimit të  Qeverisë,  tha që ne i kemi votat mirëpo jemi në pritje të dakordimit të plotë me të gjitha palët, pasi që sipas tij vet kryeministri duhet të sjell në Kuvend mocionin e mosbesimi.

“Mendoj që është konkluzion i të gjitha palëve që vendi udhëhiqet me një qeveri qe nuk është legjitime, me rregulla bazë do të duhej që vet kryeministri të sjellte ne kuvend mocionin e mosbesimit. Ne kemi mundesi ta dergojmë në kuvend mocionin e mosbesimit dhe i kemi votat mirëpo po mundohemi që të arrijmë një dakordim të plotë me të gjitha partit”, kështu u përgjith Hoti në pytjen e gazetarit për rrëzimin e Qeverisë

ndwr tw tjera ai tha që, Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i qëndroj gjithmonë afër familjeve të të pagjeturve dhe që kjo temë do të jetë gjithmonë e palëkundur në tavolinën e bisedimeve tona.

“Duke qenë se sot është një ditë e shënuar më lëjoni që në emer të LDK-së të shpreh mbështetjen dhe gatishmërin që t’i qendrojmë afer familjeve të 1562 të pagjetur që ende nuk janë në vendin e tyre. Do të qendrojmë palekunder deri sa të zgjidhet kjo çështje dhe do të jetë në tavolinë të bisedimev tona”, tha Hoti.

Ai theksoi që mbledhja e tyrezes që u mbajt gjatë javës nga LDK me parti të tjera , ka qenë një sukses dhe thotë ai që në vazhdim presim të mbahen edhe tri tryza nga partitë të tjera që më pastaj të kemi rezultate të dukshme.

“Tryeza që u mbajtë gjatës kësaj jave nga LKD është hera e parë që partit poltike mblidhen vet në një debat konstruktiv të brendshëm. Qellimi i kesaj konference është arritur plotësisht që së bashku me partit ti adresojmë sfidat që na presin, prësim që pas dy tri tryezave të dalin rezultate dhe bëjë thirrje partive të tjera të shtrojn tryza diskutimi”, u shpreh Hoti. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit