Hoti në mbledhjen e parë të qeverisë: Do t’i kthehemi punës e jo retorikës

Mos i humb

Në botë janë 562 mijë viktima dhe 12,6 milion të infektuar

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 12 milion, përkatësisht 12,631,065 sipas Worldometers.

Basha : Ndryshimin nuk ka forcë ta ndalë askush!

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vjen me një mesazh të fortë, ndërsa i bën të qartë rivalit të tij politik, Edi...

Më shumë se 1.7 milion të prekur dhe rreth 68 mijë viktima nga infeksioni Covid në Brazil

Ende nuk ka asnjë shenjë të zbritjes së kurbës së koronavirusit në Brazil, ku Presidenti i Republikës, Jair Bolsonaro, gjithashtu u infektua...

Amerika Latine do të ketë 230 milionë të varfër deri në fund të vitit 2020

Raporti thotë se me rënien drastike të turizmit, tkurrja e madhe ekonomike dhe ulja e remitancave për shkak të pandemisë do të...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbajtur mbledhjen e parë me kabinetin e ri qeveritar.

Në fjalën e tij hyrëse në këtë mbledhje, Hoti iu uroj punë të mbarë gjithë ministrave dhe zëvendëskryeministrave të tij. Ai tha se si qeveri e re i presin shumë sfida.

“Ju uroj punë të mbarë për sfidat që na presin si qeveri e re. Dua të falënderoj veçanërisht stafin mjekësor të cilët treguan profesionalizëm të lartë në menaxhimin e pandemisë COVID-19. Falenderim i veçantë edhe për policinë, stafin administrativ në nivel qendror e lokal, bizneset private, ndërmarrjet publike, e po ashtu ju shprehi ngushëllime familjeve të viktimave që janë prekur nga kjo pandemi dhe ne si qeveri do tu qëndrojmë afër”, ka thënë Hoti.

Kryeministri Hoti shtoi se si qeveri e re ka për obligim që të ti japë frymë demokracisë së brendshme në respektin të rendit dhe ligjit dhe ti nënshtrohet vetëm Kushtetutës.

“Do të punojmë bashkë në realizimin e një programi qeverisës me gjithë partnerët e këtij koalicioni duke qenë llogaridhënës ndaj gjithë deputetëve të Kuvendit, pozitë e opozitë, duke vendosur një diskurs të ri në skenën politike. Është një program ambicioz, besoj në këtë program dhe në këtë ekipe të shkëlqyeshme. Do tu dalim zot pritjeve të qytetarëve”, tha Hoti.

Ai shtoi se menjëherë duhet të adresojmë sfidat shkaku i pandemisë, siç është rimëkëmbja ekonomike.

“Do ta miratojmë së shpejti programin për rimëkëmbjen ekonomike është një program voluminoz për t’iu mundësuar bizneseve, familjeve dhe qytetarëve që sa më lehtë të tejkalojnë këtë krizë të paprecedent”, ka thënë Hoti.

Hoti ka shtuar se do t’i kthehemi punës e jo retorikës. Ai shtoi se do të ndërtojnë një diskurs të ri edhe brenda qeverisë edhe në Kuvend me opozitën.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Fillojnë sot zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut është futur zyrtarisht në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të zgjasin 3 ditë. Sot, më...

Kush janë 4 të dënuarit në Tiranë e Kavajë që duhet të deklarojnë burimet e pasurisë

Operacioni Forca e Ligjit ka shënjestruar katër personazhe të botës së krimit në Tiranë e Kavajë, të dënuar për trafikimm lëndësh narkotike...

Tabaku: Oligarkët e PPP-ve përfituesit kryesorë të garancisë sovrane. Braktisen turizmi e fasoneritë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një deklarate nga selia blu thotë se kryeministri Rama i ka braktisur qytetarët dhe ka...

KLP mblidhet on line, emërohet unanimisht si prokurore në SPAK, Manjola Kajana

Në kushtet e distancimit social, si rezultat i pandemisë COVID19, është mbajtur gjatë paradites së sotme përmes platformës on-line, mbledhja e 63-të...

Basha me tone të ashpra: Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të fshehur dështimin e tmerrshëm ndaj Covid!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon sulmet e ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa thekson se ai po provon çdo lojë të...