Hoti: Nëse dialogu ngec, Serbia s’është e gatshme për marrëveshje përfundimtare

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi sot se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk do të hapet si temë në dialogun me Serbinë. Sipas tij, çështja e Asociacionit ka përfunduar me marrëveshjen e vitit 2013. Hoti në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës tha se ka tema tjera për tu diskutuar dhe nëse dialogu ngecë nuk do të jetë për shkak të Kosovës, por për shkak të Serbisë që nuk është e gatshme të shkojë drejt një marrëveshje përfundimtare.

“Ju e dini që në fillim të mandatit kemi marrë vendime bukur të vështira për të hyrë në proces të dialogut dhe kemi treguar konstruktivitet për këtë proces të rëndësishëm për Kosovën, Serbinë e regjionin”, -tha Hoti. Sipas tij, Asociacioni nuk do të hapet si temë në dialogun me Serbinë.

“Asociacioni nuk hapet si temë. Është përmbyllur me marrëveshjen e vitit 2013 që është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës dhe me Marrëveshjen e parimeve të vitit 2015. Si i tillë Asociacioni nuk diskutohet. Unë do të kujdesem që dialogu të ecë para. Nëse për ndonjë arsye tjetër nuk mund të shkohet para atëherë nuk është pse Qeveria e Kosovës nuk është e gatshme, por për shkak se Serbia nuk është e gatshme të shkojë drejt marrëveshjes përfundimtare”, u shpreh Hoti.

Sot në Bruksel ishte parashikuar të mbahej një takim ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, por që është shtyrë, e që ishte paralajmëruar se do të flitet edhe për Asociacionin. Temën e Asociacionit e kishte refuzuar Qeveria Hoti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit