Hoti: Nuk ka drejtësi pa u publikuar listat e pjesëtarëve të vërtetë të UÇK-së

Mos i humb

 

 

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një statusi në Facebook, ka reaguar ndaj listave të fryra të veteranëve, derisa ka theksuar se asnjëherë nuk do të vendoset drejtësi për kategoritë e dala nga lufta pa i nxjerrë Shtabi i Përgjithshëm dhe Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës listat e pjesëtarëve të vërtetë të UÇK-së.

Sipas tij vetëm kur listat e vërteta të publikohen, atëherë veteranët do të marrin vlerësimin që meritojnë.

“Vetëm kur ato lista të bëhen publike, ushtarët e vërtetë do të marrin vlerësimin e merituar. Dhe do të dalin sheshit motivet kriminale e politike të fryrjes së numrit të veteranëve e invalidëve të luftës. Deri atëherë, taksat e qytetarëve të varfër të Kosovës do të shpenzohen padrejtësisht”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Postimi i plotë i Hotit:

Asnjëherë nuk do të vendoset drejtësi për kategoritë e dala nga lufta pa i nxjerrë Shtabi i Përgjithshëm dhe Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës listat e pjesëtarëve të vërtetë të UÇK-së.

Vetëm kur ato lista të bëhen publike, ushtarët e vërtetë do të marrin vlerësimin e merituar. Dhe do të dalin sheshit motivet kriminale e politike të fryrjes së numrit të veteranëve e invalidëve të luftës. Deri atëherë, taksat e qytetarëve të varfër të Kosovës do të shpenzohen padrejtësisht.

LDK-ja e mbështet fuqishëm ndriçimin e plotë të këtij procesi, në mënyrë që të garantohet paprekshmëria e pastërtisë së kauzës çlirimtare të luftëtarëve të UÇK-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit