Hoti: Nuk kundërshtojmë dialogun, por përfshirjen e korrigjimit të kufijve në të

Mos i humb

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ky subjekt politik nuk është kundër dialogut me Serbinë, por kundërshton përfshirjen e korrigjimit të kufijve në të.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në fjalën e tij në seancën e jashtëzakonshme të thirrur me iniciativë të këtij subjekti politik, ka thënë se bisedimet për korrigjimin e kufijve në dialogun me Serbinë, rrezikon shtetësinë e Kosovës.

Sipas tij, shkëmbimi i territoreve është ide e Moskës dhe Beogradit dhe se në asnjë mënyrë kjo nuk është një ide e partnerëve të Kosovës.

Ai po ashtu ka thënë se korrigjimi i kufijve, nuk i siguron Kosovës as anëtarësim në OKB, as njohje nga Spanja dhe as anëtarësim në BE.

“Ne jemi për dialog me Serbinë, por për një dialog ndërmjet dy shteteve që ka për qëllim integritetin në rrugën e BE-së”, deklaroi Hoti, i cili shtoi se kundërshtimi që po i bëhet presidentit Hashim Thaçi, në lidhje me idenë e tij për korrigjimin e Kosovës do ta shpëtonte edhe Kosovën por edhe vet presidentin.

Ai po ashtu ka thënë se duke refuzuar propozimin për korrigjimin e kufijve mbron serbët që jetojnë në Kosovë por edhe të gjitha pakicat.

Tutje Hoti në fjalën e tij ka thënë se, rishikimi i kufijve do të nënkuptonte rithemelimin e Kosovës.

Ai po ashtu ka thënë se kundërshtimi i tyre për korrigjimin e kufijve është legjitim dhe kushtetues.

“Ideja e korrigjimit të kufijve është korrigjim i deklaratës së pavarësisë. Kundërshtimi ynë për korrigjim të kufijve është legjitim dhe kushtetutës. Ky korrigjim e mbron Kosovën nga presidenti dhe nga vetja e tij”, ka thënë Hoti, raporton lajmi.net. Ai po ashtu ka thënë se as  presidenti dhe  askush tjetër nuk ka legjitimitet që të bisedojë për kufijtë.

“Me votën me këtë rezolutë ne vendosim një vijë të kuqë ne këtë proces për të folur për kufijtë. Ne nuk kemi për qëllim ndalimin e dialogut”, ka thënë Hoti./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit