Hoti për Partinë Socialdemokrate: Jeni vetëm dekor i koalicionit PAN

Mos i humb

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ekipin negociator, e ka quajtur dekor.

Hoti përmes një statusi në Facebook, ka thënë se paraqitja e Kosovës në Bruksel asnjëherë nuk ka qenë më e dobët.

Sipas tij, në takimin me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Frederica Mogherini, përfaqësuesit e partive nuk do të mbrojnë interesat e qytetarëve të Kosovës, transmeton KosovaPost.

Më poshtë gjeni statusin e plotë të Hotit:

Paraqitja e Kosovës sot në Bruksel asnjëherë nuk ka qenë më e dobët, më jo legjitim dhe me premisa për të shkaktuar më shumë dëme. Ky ekip negociator, me përfshirjen e PSD-së, është thjeshtë dekor për të maskuar mungesën e legjitimitetit të Koalicionit PAN. Në këtë format si është, ky ekip nuk ka fuqi të marrë vendime apo të kundërshtoj, dhe as të punoj unik. Rrjedhimisht, nuk mund të mbrojë interesat tona. Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që një delegacion i Kosovës të shkojë në Bruksel me qëllime kaq të paqarta dhe enigmatike sa ky ekip “negociator” dekorues.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit