Hoti pyet për 1.2 milion euro për lobim: Kujt do t’i paguhen këto mjete?

Mos i humb

Kryetari i Grupit Parlamentar i LDK-s Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur gabim të qeverisë Haradinaj tërheqjen e aplikimit për anëtarësim në Interpol vitin e kaluar.

Hoti ka kërkuar sqarime, se kujt do ti paguhen mjetet e ndara për lobim për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

“Ndërkaq, tash Qeveria ndan 1.2 milionë euro për lobim për anëtarësim në Interpol, sikur kjo të ishte organizatë biznesore private. Janë qeveritë e vendeve anëtare të Interpolit ato që votojnë për pranim të një vendi të ri në këtë organizatë. Prandaj, kujt do t’i paguhen këto mjete?”, ka shkruar Hoti në Facebook

Postimi i plotë i Hotit:

Në fund të vitit të kaluar, Qeveria Haradinaj bëri një gabim trashanik duke e tërhequr aplikimin e Kosovës në Interpol. Çdo gjë ka qenë e aranzhuar që Kosova të bëhet pjesë e Interpolit, bashkë me disa vende.

Ndërkaq, tash Qeveria ndan 1.2 milionë euro për lobim për anëtarësim në Interpol, sikur kjo të ishte organizatë biznesore private. Janë qeveritë e vendeve anëtare të Interpolit ato që votojnë për pranim të një vendi të ri në këtë organizatë. Prandaj, kujt do t’i paguhen këto mjete?

Nëse mendon dikush se mund të fshihet pas vendimeve të Qeverisë për të ndarë taksa të qytetarëve nëpër botë pa asnjë lloj transparence e ka gabim. Taksat e qytetarëve nuk mund të shpërdoren kështu. Llogari do të kërkohet nga secili, herë do kur./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit