Hoti: Qeveria Haradinaj i ka ditët e numëruara

Mos i humb

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti është i bindur se qeveria Haradinaj i ka ditët e numëruara,madje sipas tij është çështje javësh e jo muajsh kur kjo qeveri do të bije pa pasur nevojë ngritje të mocionit.

“Unë besoj që është çështje javësh e jo muajsh që qeveria Haradinaj do të bie vetë. Ditët dhe javët janë të numëruara dhe nuk kanë nevojë për mocion për rrëzimin e saj. Të presim festat e fundvitit dhe do të shohim. Punët e mëdha kryhen vetëm nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha Hoti.

Këto komente Hoti i bëri në konferencën e sotme për media ku bëri të ditur se LDK do të iniciojë ndryshimin e ligjeve siç është ai i të ardhurave të koorporatave, si dhe ligjin për TVSH-në, që prek transportin e udhëtareve dhe artarët./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit