Hoxha: Do të ketë liberalizim, kemi edhe votat e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën

Mos i humb

I kemi siguruar votat edhe nga vendët që nuk e kanë njohur Kosovën për liberalizimin e vizave, kështu tha ministrja e integrimeve Dhurata Hoxha në një konferencë për media.

Ajo u shpreh optimiste se deri në fundin e këtij viti kosovarët do të udhëtojnë lirshëm pa viza.

“Liberalizimi vizave është ndër hapat e parë drejt Integrimit, prandaj edhe ne do të vazhdojmë me reforma. Gjithashtu në Bruksel kam kërkuar përkrahje sepse Kosova ka përmbushur kriteret dhe qytetarët tanë e meritojnë lëvizjen pa viza, dhe me kënaqsi mund të them se të gjithë kemi siguruar se anëtarët e komunitetit LIBE do të votojnë për. Vlen të theksohet se ka pasur deputetë që kanë ardhur edhe nga vendet mosnjohëse”, ka thënë Hoxha

Sipas ministres qëllimi i vizitës në Bruksel ishte që t’i inkurajonë euodeputetët që të marrin një vendim të shpejtë për këtë qështje pasi qytetarët tanë janë në pritje. Gjithashtu ajo më tutje theksoi bindshëm se rekomandimi pritet të dalë në ditët e fundit të qershorit ose javën e parë të korrikut.

“Rekoandimi del në ditët e fundit të qershorit ose në javën e parë të korrikut. Rekomadnimi presim të dalë pozitiv, tani është punë ditësh dhe do të jetë para pushimeve të verës. Është reale që liberalizimi vizave të përfundojë deri në fundin e vitit. Ne i kemi përmbushur kritereët dhen presim që BE-ja në afat as ma optimat të procedojë hapat e vendimmarrjes”, deklaroi ministrja e Integrimeve.

Ndryshe ministrja Hoxha theksoi se gjatë vizitës në Bruksel, iu ka bërë të qartë të gjithë delegatëve pjesamrrës që Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet që qytetarët e Kosovës e meritojn lëvizjen e lirë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit