Hoxha i cili e themeloi Stomatologjinë në Shqipëri!

Mos i humb

Hoxha i cili e themeloi Stomatologjinë në Shqipëri!
Nga: Abdullah Klinaku
Kur serbët e malazezët ja mësyen Shkodrës, një intelektual, hafiz, doktor e profesionist ishte me pushkë në dorë nëpër istikamet e ushtrisë duke e mbrojtur Shqipërinë në përgjithësi e Shkodrën në veçanti.

Kishte lindur në vitin 1865 në Shkodër dhe kishte jetuar deri në vitin 1948. 

U diplomua në Stamboll si mjek stomatolog, kreu hifzin e Kur’anit, pra e mësoi Kur’anin të tërin përmendësh, dhe ju kthye Shqipërisë si intelektual e trim i vërtetë. Njihte gjuhën arabe, osmane e frenge. Kultura e tij ishte shumë dimensionale. Ai ishte hoxha, hafizi, haxhiu dhe stomatologu mjekërbardh me xhybe e çallmë.

Njerëzit e asaj kohe, nuk e njifshin profesionin dentist, por e njifshin si Kaduk, pra mjek i dhëmbëve. Ai ishte themeluesi i “kadukësisë, pra stomatologjisë” në Shqipëri.

Kronikistët e kohës e përshkruajnë si njeri madhështor, shtatlartë e shpatullgjerë, me mjekër të bardhë, mjaft i pashëm, bujar, zemërgjerë, fisnik e i ndershëm.

Ndërsa malsorët e Thethit, fshat turistik verior, në të cilin kishte qëndruar hoxha dhe stomatologu e njohin si njeriu bujar i cili kishte ndërtuar depozitën e parë të ujit në fshat, ku njihet si “Kroni i Kadukut”.

Ai ishte i përkushtuar të respektonte besimet dhe intelektualët shqiptar të gjitha besimeve. Gjergj Fishta, e përshkruante këndshëm punën e tij “Asnjëherë nuk jam përkulur, as prej shkaut e as prej ukut, por rri e bëhem pulë te karrigia e Kadukut”.

E keqja e madhe, komunizmi, e preku edhe hoxhën, ku ja konfiskuan gjithë ordinancën stomatologjike.

Rahmeti i Zotit e mbuloftë, atdhetarin, mirëbërësin, hoxhë hafiz dr. Hasan Kadukun.

7 nga 29 personalitete kombëtare të kulturës islame.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit