Hoxha: Këshilli i Ministrave vendos për vizat

Mos i humb

Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar për Integrime Europiane ka thënë se pas rekomandimit pozitiv të vizave për Kosovën, në procedurat në vazhdim, Kosova mund të ketë sfida në Këshillin e Ministrave.

Krejt kjo, sipas ministres Hoxha mund të ndodhë për shkak të debatit të fundit në BE për emigracionin.

“Është lajm i mirë që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Ka qenë një lajm i qartë pa dykuptimësi, mirëpo ky është vetëm hapi i parë. Tani hapi tjetër është në Komisionin për Politikat e qytetarëve, takim ky që do të mbahet më 29 gusht. Dhe aty pastaj do jipet mandati negoaciues dhe fillon dialogu mes shteteve”, u shpreh Hoxha.

Ndërkaq duke folur për hapat e rradhës për liberalizimin e vizave për Kosovën, Hoxha tha se mund të ketë pengesa në Këshillin e Ministrave të BE-së.

“I gjithë ky proces duhet të përmbyllet në mes traktatit të BE-së dhe Kosovës. E pranoj qe mund të kemi sfida në Këshillin e ministrave pasi që disa ministra janë më konzervativ, mirëpo ne jemi duke hartuar një plan veprimi së bashku me Qeverinë”, u shpreh Hoxha.

Hoxha po ashtu tha se plani i veprimit do të hartohet edhe me Kuvendin e Kosovës dhe Komisionit, ku edhe do të lobohet tek shtetet e ndryshme për të paraqitur të arriturat e Kosovës.

Kujtojmë se Komisioni Europian rekomandoi liberalizmin e vizave për Kosovën, duke dhënë lajmin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret në këtë drejtim./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit