Hoxha nga Kamenica tregon sa paguhet për faljen e xhumave

Mos i humb

Hoxha nga komuna e Kamenicës, Mervan Kqiku ka treguar se sa paguhet ai për faljen e xhumave në xhaminë e fshatit Busavatë.

Ai ka thënë se për një xhuma paguhet 15 euro, që i bie për 4 të premte ai merr 60 euro, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur vet hoxha përmes llogarisë së tij në Facebook.

Ky shkrim vjen si reagim i tij ndaj pyetjeve të shpeshta të gazetarëve se sa paguhen hoxhallarët në Kosovë.

Ky është reagimi i tij i plotë:

Pas disa pyetjev të disa gazetarve Se sa e kan rrogën hoxhollart në Kosovë deshirova ta bej publike rrogën time pasi te Kolegve Hoxhollar te tjerë nuk ja di.

Rroga ime si imam fshati e kam 15 euro për Xhuma(kurse me 14 ? paguhet rruga per me dal dhe 1 euro më edhe mbesin) këtë e kam nga një donator që e lus All-llahun ta shperblej me shpërblimet e ti të pa numërta.

Ndoshta gazetarët e kan të kjart.

Por mos keni frik se më shumë see kryeministri nuk marmi as sa ministrat as sa deputet.

Me respekt

Mervan Kqiku

Imam

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit