Hoxha që la çallmën e imamit për kapelën e UÇK-së!

Mos i humb

Hoxha që la çallmën e imamit për kapelën e UÇK-së!

Nga: Abdullah Klinaku

“Sikur njerëzit të kishin dashur të jenë të ditur aq sa duan të jenë të pasur dhe të bukur, nuk do të kishte pasur mbi sipërfaqen e tokës kaq shumë injorantë”, dituria ishte rruga e tij e kënaqësia e Zotit ishte qëllimi i tij.

I lindur në fshatin Sllupçan të Kumanovës, në Maqedoni, i edukuar në Medresenë “el-Furkan’” në Damask të Sirisë, i diplomuar në universitetin më të vjetër “Al-Az’har”, në Kajro dhe i specializuar si magjistër në Liban, ishte rruga e tij e gjatë e dijes që prej lindjes.

Rruga e tij e thirrjes për 5 vite ishte në Leverkusen të Gjermanisë, ku formoi një xhemat shembull për të gjitha besimet dhe nacionalitet në atë vend.

Pas 5 vitesh shërbim në Gjermani si imam, thirrës e edukator, në kohën kur të gjithë ja mësynin Gjermanisë e Evropës, Hoxha kthehet në vendlindje. Në vitin 1990, nis aktivitetin dhe edukimin e popullit shqiptar në vlerat më të mira kombëtare e fetare.

“Pa lexim jemi një popull i prishur”, thoshte me sa mundësi kishte hoxha duke i bërë thirrje popullit shqiptar për lexim, mësim e studim.

Ashtu sikur se kur të gjithë synonin kurbetin, hoxha ju kthye atdheut, ashtu edhe kur të gjithë iknin prej luftës ai kapi pushkën.

“Kam lexuar mbi 11.000 faqe të librave vetëm për luftën dhe askund nuk kam hasur që një vend të çlirohet me laps. Pa trimërinë e burrave të vërtetët kurrë nuk do të ketë liri, sa do të mençur të jenë frikacakët”, thoshte Hoxha, në kohën kur dituria pa pushkë nuk kishte kuptim.

Në vitin 2001, në luftën për liri dhe të drejta të shqiptarëve në Maqedoni, hoxha minberin e shndërroi në vend komande për ushtrinë, çallmën e la për kapelën e UÇK-së, xhyben e la për uniformën e UÇK-së e rahatin e la për Lirin e popullit të tij. Ai ishte motivi, shpirti dhe strategu i luftës.

Ky hoxhë, është trashëgimtari më i denjë i paraardhësve të tij, dijetarë e hoxhallarë shqiptarë.

Thirrja islame sot, askush nuk e dimë se si do të ishte e deri ku do të arrinte sikur ta kishte lënë Zoti akoma në mesin tonë, luftëtarin, patriotin, thirrësin, intelektualin dhe hoxhën Jakup Hasipi.

Dita e shtune, data 7 janar, e viti 2006, ishe koha kur më fisniku në mesin e më fisnikëve, ja dorëzoi Zotit të tij shpirtin.

Zoti ynë, për çdo fjalë, ligjëratë e kujtesë që kemi për të, peshoja në peshojën e veprave të mira!

#Personalitete_që_na_shoqërojnë_këtë_muaj_Ramazan!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit