Hoxha, rektori, fizikani, astronomi dhe hartuesi parë i alfabetit shqip!

Mos i humb

Hoxha, rektori, fizikani, astronomi dhe hartuesi parë i alfabetit shqip!

Nga: Abdullah Klinaku

“Unë do vete për kërkim nëpër udhën e gjatë të gjetur dituri, atë që e bënë njeriun njeriu”, dituria ishte rruga e tij.

Islami ishte jeta e tij e kombi ishte kauza e tij “ Jemi një komb i veçantë, kemi gjuhën tonë të veçantë, andaj duhet të jetojmë në vehte si gjithë kombet tjerë”, thoshte hoxha gjatë punës në lëvizjen kombëtare.

Janë shumë të rralla rastet kur virtyti të shndërrohet në mbiemër. I tillë ishte i rralli dhe i dijshmi i kohës, hoxha, fizikani, astronomi dhe hartuesi i parë alfabetit shqip.

I lindur në vitin 1811, në fshatin Ninat të Konispolit, i edukuar dhe arsimuar te hoxhallarët e zonës dhe pastaj në Medresën e Pashë Bushatlliut në Shkodër, hoxha ja shkon për shkollim dhe edukim në Stamboll në Medresenë “Fatih”. Rezultatet super të larta në shkollim, hoxhën që deri atëherë kishte mbiemrin Rushiti, ju dha titulli i nderit “Tahsin”, “i nderuar” e i “fisnikëruar”. Prej atëherë hoxha nuk njihej më vetëm me emrin e tij Hasan Osman Rushiti, por Hasan Tahsini.

Në vitin 1857, me dekret të Sulltanit, Hasan Tahsini, shkon në Universitetin e Sorbonës për studime të mëtutjeshme, në shkencat ekzakte dhe në filozofi. Atje krahas studimeve, hoxha shërben për 16 vjetë edhe imam në Ambasadën Osmane në Paris.

Hoxha, ishte njëri ndër njerëzit që më së shumti punoi për hapjes e Universitetit të Stambollit, i cili u hap në vitin 1868. Hoxha, pas hapjes së Universitetit bëhet rektori i parë i Universitetit të parë Osman “Daru’l’Funun”.

Pas largimit nga rektorati, Hoxha, shtëpinë e tij e shndërron në universitet dhe shkollim për shumë shkenca. Ai ishte një universitet në vete me dijen dhe punën e tij.

Hoxha ishte themelues i Shoqërisë Kulturore Shqiptare në Stamboll, në vitin 1879, dhe ishte nga të parët për formimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, viti 1878.

Ai ishte autor i shumë shkrimeve, librave, punimeve, përkthimeve, platformave dhe ishte hartuesi i parë i alfabetit shqip.

“Hoxha Hasan Tahsini, ishte dijetari me i mirë i asaj kohe në tërë Perandorinë Osmane” sipas librit “Reformat në Perandorinë Osmane”.

Ndërsa Sami Frashëri besonte se “Hasan Tahsini, ishte nga njerëzit më të mëdhenj që shumë rrallë e më vështirësi i lindin shekujt dhe epokat”.

Shkencëtari Hasan Tahsini, ja dorëzoi shpirtin e tij fisnik Zoti të Madhërishëm në vitin 1881.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit