Hoxha, tregon se kur merret vendimi për vizat

Mos i humb

Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, nuk pret që vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën të merret para zgjedhjeve për Parlamentin Europian, të cilat do të mbahen në maj të këtij viti.

E para e Integrimeve Europiane në vend shprehet optimiste se vendimi për liberalizim të merret pas këtyre zgjedhjeve. “Po e ritheksoj se ne i kemi përfunduar detyrat tona dhe tani gjithçka varet nga shtetet anëtare. Në këto rrethana që po zhvillohen në BE nuk është prioritet çështja jonë dhe nuk është reale të pritet të ketë një vendim para zgjedhjeve. Në qershor kam thënë se po kërkojmë të futet në agjendë, nuk kam dhënë as afat, as imperativ ndaj nevojave tona, por vetëm mundësi nëse arrihet konsensusi në vendet anëtare për ta vënë në agjendë dhe të votojnë në Këshill”, ka thënë Hoxha për “Zërin”.

Hoxha ka shtuar se në takimet që ka zhvilluar në vende të ndryshme të BE-së e ka kuptuar që heqja e vizave për Kosovën nuk është prioritet pa përfunduar zgjedhjet për Parlament Europian.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit