Hoxhaj ironizon me kryeministren e Serbisë: A doni të flasim për ngrohjen globale?

Mos i humb

Zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në një postim në Twitter ka ironizuar me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabic, e cila së fundmi deklaroi se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

Hoxhaj tha se nëse kryeministrja e Serbisë nuk është e gatshme ta përmbush kushtin e BE-së për marrëveshje të detyrueshme ligjore dhe njohje të Kosovës, ndoshta në dialog duhet të fillojmë të diskutojmë për ngrohje globale, duke aluduar se dialogu që s’përfundon me njohje, është i pakuptimtë për Kosovën.

“E kemi një pranverë të ftohtë e me shumë borë, me gjasë do të ishte diskutim interesant”, ka thënë më tej Hoxhaj./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit