Hoxhaj-Kosova plotëson të gjitha kushtet për aplikim në KE

Mos i humb

Zv/kryeministri Enver Hoxhaj, teksa ka uruar Kroacinë për marrjen e kryesimit të Këshillit të Europës, ka thënë se Kosova është angazhuar dhe plotëson të gjitha kushtet për të qenë shtet anëtar i kësaj organizate shumë të rëndësishme.

“Për më tepër, i kemi votat e domosdoshme dhe asnjëherë nuk ka pasur situatë më të favorshme për aplikim sesa tani. Këto rrethana të favorshme për ne i plotëson edhe kryesimi i Këshillit nga Kroacia – shtet mik i Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

“Përderisa aplikimi është akt, anëtarësimi është proces që merr kohë deri në dy vite, prandaj duhet të kemi qartësi strategjike në marrjen e vendimeve dhe procesin e anëtarësimit”, ka shtuar më tej./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit