Hoxhaj në Vjenë me agjendë lobimi për liberalizimin e vizave

Mos i humb

Zv/kryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Vjenë në vizitë zyrtare. Në agjendën e takimeve me drejtues të institucioneve, Hoxhaj ka pasur diskutim për liberalizimin e vizave për Kosovën, perspektivën europiane dhe rritjen e investimeve të Austrisë në Kosovë.

Në takime të ndara me kryeparlamentarin austriak, Wolfgang Sobotka, dhe ministrin austriak për Europë, Gernot Blumel, zëvendëskryeministri Hoxhaj ka ngritur temën e liberalizimit të vizave, si prioritet me rëndësi të madhe për Qeverinë e Kosovës, duke shtuar se roli i Austrisë në këtë proces është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Një temë tjetër kyçe që është diskutuar në këto takime është edhe organizimi i një forumi të madh ekonomik të Kosovës dhe Austrisë, gjë që do të shërbejë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, e në veçanti nënkupton investime të reja për Kosovën.

Zv/kryeministri Hoxhaj ka marrë pjesë edhe në konferencën për shënimin e dhjetë vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Austrisë.

Në këtë konferencë zv/kryeministri Hoxhaj ka folur për përmbylljen e shtetndërtimit të Kosovës dhe kompletimin e sovranitetit përmes anëtarësimit të plotë në OKB. Foli edhe për formimin e ushtrisë së Kosovës, të cilën e cilësoi me rëndësi strategjike jo vetëm për Kosovën por edhe për sigurinë dhe stabilitetin në rajon./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit