Hoxhaj pesimist, nuk pret njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së

Mos i humb

Zv/kryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në tyezën e organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), foli për rëndësinë e njohjes së Kosovës nga pesë shtete të Bashkimit Europian që ende nuk e kanë njohur vendin tonë.

Njohja e pesë shteteve është e veçantë për Kosovën, dhe nëse këto vende e njohin Kosovën si rezultat i dialogut Kosovë-Serbi atëherë relevanca e njohjës së tyre nuk është e njëjtë me atë që ka qenë dikur, kështu tha Hoxhaj në tryezen për dikutimi.

Hoxhaj u shpreh pesimist se gjatë viti 2018 nuk pritet njohja e kosovës nga këto pesë vende që deri më tash nuk e kanë njohur dhe nëse ndodh një ndryshim ai mund të ndodh vetëm nga qasja e jashtme politike dhe asesi në forma tjera.

“Unë nuk pres që në 2018 ta njohin Kosovën këto pesë vende nuk pres të ketë një politikë të brendshme të cilat do ta ndryshojn pozicionin për Kosovën por mund të ketë një qasje të jashtme që mund ta ndrrojn këtë vendim”,tha Hoxhaj , duke shtuar më tutje që Kosova duhet të shfrytëzojë mundësi të reja për të ndërtuar një politkë të brendëshme për dialogun me Serbinë dhe antarësimin në organizata të rëndësishme ndërkomëtare.

“Ne duhet ta zhfrytëzojm mundësin se si ta ndërtojm një politik të brendëshme me dialogun, por edhe për skanarin negativ se si konteksi ndërkombëtar nuk mund të jetë i favorshëm.  Duhet ta rrisim numrin  e anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, duhet të marrim pozicion për tema të politikës së jashtme”, u shpreh Hoxhaj.

Sipas zëvendëskryeministrit arsyet e mosnjohjes së Kosovës nga këto pesë vende janë të shumta dhe shumë herë të pa artikulueshme, por sipas tij mos inkuadrimi në temën e Kosovës në vitet e 90 dhe mosmbështetja e pakos së Ahtisarit , kanë qenë shkaku kryesor i vonesë së njohjes së këtyre pesë vendeve.

“Ajo çka kom msu në komunikim zyrtarë është që nganjëherë ka kushte që nuk permenden, aryse të pa artikulueshme. Po i përmendi ato që më janë dhënë gjatë asaj kohe.  Pese vendet e para të BE-së, nuk kanë qenë të involvuara fare në temën e Kosovës në vitet 90, gjatë shkatërrimit të Jugosllavisë kanë pas qasje të herepasherëshme por shumë më afër me Beogradin sesa shteteve të tjera që po lindnin, por shumica e vendeve europiane nuk kanë qenë të involvuar në qështjen e kosoves në vitet t 90-ta dhe së  dyti këto vende nuk e kanë mbështet apo me hezitim e kanë pa procesin e negociatave në Vjen dhe pakon e Ahtisarit”, theksoi  Hoxhaj.

Ndërsa Ilir Deda në pozitën e komisionit për Integrime Europiane, ka thënë se mosnjohja nga pesë vendet e BE-së është për shkakë të ndikimit të fuqishëm  të Rusisë  gjithashtu ai ka kritikuar liderët e vendit për mosmarrveshje drejt zgjidhjes së situatës ku sipas tij në vend ka lindur një garë se kush po sjell njohje më shumë.

“ Ka shumë rëndesi politika e jashmte dhe ajo e  brendëshme. Janë do vende qe nuk do te na njohin kurr Kosovës për shkak të ndikimit rus. Ne nuk kemi mbërri të shkojm tek të gjitha sepse në Kosovë ka fillu nje garë se kush po merr merita për njohe të Kosovës. Vendimarrja kosovare është shumë primitive sepse në Greqi nuk kanë dite se kon me dergu edhe pas kërkesës së Greqisë për të hapur një zyrë atje, kjo sot e kësaj dite nuk u hap përshkake të mos marrëveshjes së liderëve tanë.”, u shpreh Deda./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit