Hoxhaj: Platforma shtetërore synon arritjen e unitetit politik për dialogun me Serbinë

Mos i humb

 

 

Zv/ kryeministri Enver Hoxhaj ka bërë me dije se platforma shtetërore për finalizimin e dialogut të Kosovës me Serbinë e miratuar nga qeveria të enjten synon arritjen e marrëveshjes ligjërisht të obligueshme për të dyja palët që nënkupton njohjen e ndërsjellët në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje mundëson edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, në BE dhe në NATO.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën Epoka e re, Hoxhaj ka treguar se kjo platformë parasheh edhe krijimin e një mekanizmi të krijuar nga Kuvendi për ta përfaqësuar Kosovën në dialog, por që procesi i dialogut do të udhëhiqet nga presidenti Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se kjo platformë synim kryesor ka arritjen e një uniteti politik mes partive në pushtet dhe atyre në opozitë për procesin e dialogut me Serbinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit