Hoxhaj shpreson që Kosova do ta unifikojë qëndrimin para takimit në Berlin

Mos i humb

Zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të kenë qëndrime të harmonizuara në Berlin.

“Natyrisht që nuk është mirë nëse ka qëndrime të ndryshme kur është një delegacion. Por unë jam i sigurt që qëndrimet do të jenë të harmonizuara”, ka thënë Hoxhaj, në një paraqitje në televizionin publik. “Dialogu është në interes të Kosovës, nëse ne duam ta përmbyllim procesin e shtetndërtimit. Në takime të tilla nuk mund të ketë shumë dallime të mëdha të pikëpamjeve”, ka theksuar Hoxhaj më tej.

Sipas tij, ajo se çka është me rëndësi të ndodhë në Berlin është që Kosova të jetë e përkushtuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit