Hoxhaj takon ambasadorin e Arabisë Saudite, paralajmëron plane konkrete të bashkëpunimit

Mos i humb

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka njoftuar se do të udhëtojë së shpejti për në Arabinë Saudite ku do të mbahet një forum për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Arabisë Saudite.

Hoxhaj ka pritur dje në takim ambasadorin jo-rezident të Arabisë Saudite në Kosovë Abdelmomen Mohammed Sharaf, me të cilin kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, dhe plane konkrete për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Kam pritur sot në takim ambasadorin e ri jo-rezident të Arabisë Saudite, Abdelmomen Moammed Sharaf, me të cilin kam disktuar për raportet dypalëshe mes Kosovës dhe Arabisë Saudite, si dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Bashkëpunime të reja, sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik, do të diskutojmë edhe gjatë vizitës sime në Arabinë Saudite të cilën do ta realizoj së shpejti, duke pasuar forumin ekonomik me biznese nga Arabia që është mbajtur vitin e kaluar në Prishtinë.

Gjatë ditës së djeshme, Hoxhaj ka pritur edhe ambasadorin e Malajzisë, Abdul Malik Melvin Castelino, me të cilin po ashtu kanë diskutuar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

 me të cilin kam disktuar për raportet dypalëshe mes Kosovës dhe Arabisë Saudite, si dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Bashkëpunime të reja, sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik, do të diskutojmë edhe gjatë vizitës sime në Arabinë Saudite të cilën do ta realizoj së shpejti, duke pasuar forumin ekonomik me biznese nga Arabia që është mbajtur vitin e kaluar në Prishtinë.

Gjatë ditës së djeshme, Hoxhaj ka pritur edhe ambasadorin e Malajzisë, Abdul Malik Melvin Castelino, me të cilin po ashtu kanë diskutuar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit