Hulumtimi: a po ndikon media në shtimin e vetëvrasjeve?

Mos i humb

Një ekip ndërkombëtar studiuesish analizuan raportet e gazetave dhe informimin mbi vetëvrasjeet gjatë periudhe katërvjeçare, për të përcaktuar nëse një mbulimi mediatik më shumë me këtë tematikë çoi në përpjekjet për imitimit të aktit.

“Ne nuk themi se raportimi i vetëvrasjes është i keq, ose se uk duhet të raportohet mbi vetëvrasjet”, tha bashkautori i studimit Ayal Schaffer, profesor në Departamentin e Psikiatrisë në Universitetin e Torontos. “Megjithatë, ne e dimë se aspekte specifike të raportimit mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në përhapjen e vetëvrasjes”.

“Është e rëndësishme për të kuptuar se disa karakteristika në historitë e raportuara mund të zvogëlojë ose të rrisin gjasat që të tjerët do të mendojnë më pas për t’u vetëvrarë”, tha Schaffer.

“Raportimi mediatik ndikon në rritjen e shkallë së vetëvrasjeve nga 1 deri 2 për qind … Kur njerëzit e identifikojnë veten me “heroin” e raportuar, (të vetëvrarin), ka të ngjarë që tjetri ta sheh porsi ai”, shtoi Schaffer.

“Ne shpresojmë që raportimet mbi vetëvrasjet të kenë një tjetër trend; ta tregojnë një vdekje të tillë si një mundësi e humbur dhe se një person i tillë do të kishte sukses vetëm nëse do të kishte jetuar”, theksoi studiuesi.

Ndër faktorët që studiuesit zbuluan ishte shkaku i rritjes së numrit të vetëvrasjeve si pasojë e raportimit mediatik janë: theksimi i mënyrës në titull, vdekshmëria më e lartë, theksi te përhapja e vetëvrasjes me armë zjarri, treguesi i detajeve të rënda rreth një akti vetëvrasës, si dhe deklarata se vetëvrasja dukej si diçka e pashmangshme.

Studimi u botua në revistën Canadian Medical Association. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit