Humbja e memories te Alzheimeri është e kthyeshme?

Mos i humb

Shkencëtarët thonë se, për herë të parë në histori, ka qenë e mundur që të dëshmohet se humbja e memories te pacientët e prekur nga sëmundja e Alzheimer-it në fakt është e kthyeshme. Një studim i vogël, i bërë në dhjetë pacientë, konstatoi se te nëntë prej tyre ka pasur përmirësime në memorie pas një trajtimi prej 3 deri 6 javësh.

Rezultatet e këtij studimi janë të parat që dëshmojnë se ndryshimet te Alzheimeri janë të kthyeshme. Gjashtë pacientë, të cilët kanë marrë pjesë në këtë studim, më pas janë aftësuar që t’i ktheheshin punës së tyre të mëparshme. Por, një pacient, i cili kishte një fazë të përparuar të sëmundjes, nuk ka treguar ndonjë përmirësim.

Trajtimi përfshinte një program kompleks me 36 etapa, duke kombinuar ndryshimet në dietë, stimulimin e trurit, ushtrimet, përmirësimin e gjumit, ilaçet, vitaminat e caktuara etj. Dr. Dale Bredesen, kërkues i sëmundjes së Alzheimerit, thotë se ky studim mund të hapë rrugë për trajtimin e parë efikas të kësaj sëmundjeje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit